Operacion i madh i Policisë në veri: Bastisje në disa institucione financiare

Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në veri. “Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është […]

Operacion i madh i Policisë në veri: Bastisje në disa institucione financiare
operacion-i-madh-i-policise-ne-veri:-bastisje-ne-disa-institucione-financiare

operacion-i-madh-i-policise-ne-veri:-bastisje-ne-disa-institucione-financiare

Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në veri.

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”, tha ai për Front Online.

Ndërkaq, portali lokal nga Mitrovica, Kosovo-Online raporton se Policia ka bastisur edhe ndërtesën e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.

Në këto momente, raporton portali serb i veriut, në drejtim të Leposaviqit është duke lëvizur një kolonë me autoblinda të policisë.