Orban emëron Oliver Varhelyi për Komisioner të BE-së, pavarësisht polemikave të së kaluarës

Kryeministri hungarez njoftoi sot, Oliver Varhelyi do të kthehet në Bruksel. “Gjatë pesë viteve të fundit Varhelyi ka dëshmuar se Bashkimi Europian mund të bëjë një ndryshim si një forcë pozitive në fqinjësinë e tij dhe më gjerë,” tha Viktor Orban. Zgjedhja konsiderohet e diskutueshme në Bruksel. Varhelyi ka qenë Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin [...]Read More...

Orban emëron Oliver Varhelyi për Komisioner të BE-së, pavarësisht polemikave të së kaluarës

Kryeministri hungarez njoftoi sot, Oliver Varhelyi do të kthehet në Bruksel.

“Gjatë pesë viteve të fundit Varhelyi ka dëshmuar se Bashkimi Europian mund të bëjë një ndryshim si një forcë pozitive në fqinjësinë e tij dhe më gjerë,” tha Viktor Orban.

Zgjedhja konsiderohet e diskutueshme në Bruksel. Varhelyi ka qenë Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin që nga viti 2019 dhe herë pas here është kritikuar nga zyrtarët e Brukselit për trajtimin e portofolit dhe qasjen e tij ndaj vendeve kandidate.

Presidentja e Komisionit von der Leyen u kërkoi qeverive të paraqesin dy kandidatë për Komisionin, një burrë dhe një grua, përveç rasteve kur ata riemëronin një komisioner.

Mbështetja e Varhelyi për një mandat tjetër do të thotë se Orbán nuk është i detyruar të emërojë një kandidate femër, dhe ai nuk e bëri këtë të hënën.

/abcnews.al