Orban thirrje Zelensky të shqyrtojë vendosjen e një armëpushimi për paqen në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite të papritur në Kiev, të shqyrtojë një armëpushim të shpejtë që mund të përshpejtojë bisedimet e paqes, tha Orban gjatë një konference për shtyp me Zelensky. Kryeministri hungarez, i cili mori presidencën e rradhës të Këshillit Europian në fillim të muajit, tha [...]Read More...

Orban thirrje Zelensky të shqyrtojë vendosjen e një armëpushimi për paqen në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite të papritur në Kiev, të shqyrtojë një armëpushim të shpejtë që mund të përshpejtojë bisedimet e paqes, tha Orban gjatë një konference për shtyp me Zelensky.

Kryeministri hungarez, i cili mori presidencën e rradhës të Këshillit Europian në fillim të muajit, tha se Budapesti vlerëson iniciativat e paqes të Ukrainës, por i kërkoi homologut të tij ukrainas të bëjë presion për një armëpushim me qëllim të bisedimeve të shpejta të paqes.

Nga ana e tij, Zelensky tha se Ukraina ka nevojë për një “paqe të drejtë” dhe se Europa duhet të vazhdojë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën.

Sipas Zelensky, vizita e liderit hungarez nxjerr në pah “prioritetet e përbashkëta europiane, në të cilën pika më e rëndësishme është një paqe e drejtë në Ukrainë dhe në të gjithë Europën.

Orban deklaroi gjithashtu se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e vendit të tij me Ukrainën dhe të nënshkruajë një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi dypalësh. Në deklaratën e tyre të përbashkët, Zelensky tha se bisedimet midis dy liderëve në Kiev mund të shërbejnë si bazë për një marrëveshje të ardhshme midis Ukrainës dhe Hungarisë.

/abcnews.al