Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj. Ajo është shprehur se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, siç tha ajo, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. “25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë […]
![Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/636367-osmani-kujton-masakren-e-lybeniqit-regjimi-gjenocidal-i-serbise-deshmoi-barbarine-e-tij.jpg)
![osmani-kujton-masakren-e-lybeniqit:-regjimi-gjenocidal-i-serbise-deshmoi-barbarine-e-tij](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/636367-osmani-kujton-masakren-e-lybeniqit-regjimi-gjenocidal-i-serbise-deshmoi-barbarine-e-tij-1024x683.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 25 vjetorin e saj.
Ajo është shprehur se regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, siç tha ajo, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq.
“25- vjet më parë, regjimi gjenocidal i Serbisë, sikurse në shumë anë të Kosovës, dëshmoi barbarinë e tij, duke vrarë 79 civilë të fshatit Lybeniq. Tendenca për shfarosje të popullit shqiptar nuk kurseu as Muhametin 18 muajsh dhe Leonardin, 7 vjeçar”.
“Është obligim i yni institucional që asnjëherë të mos i ndalim përpjekjet tona për vendosjen e drejtësisë për viktimat, duke i dhënë kuptim lirisë sonë dhe duke e mbrojtur të vërtetën. Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkroi Osmani.