Osmani ndan mirënjohje për nxënësit e një shkolle në Texas: E ndihmuan Kosovën me donacione për eliminimin e minave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me donacion për eliminimin e minave. Osmani, takimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e “Imagine International Academy”, e bëri gjatë vizitës në Texas, e të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave […]

Osmani ndan mirënjohje për nxënësit e një shkolle në Texas: E ndihmuan Kosovën me donacione për eliminimin e minave
osmani-ndan-mirenjohje-per-nxenesit-e-nje-shkolle-ne-texas:-e-ndihmuan-kosoven-me-donacione-per-eliminimin-e-minave

osmani-ndan-mirenjohje-per-nxenesit-e-nje-shkolle-ne-texas:-e-ndihmuan-kosoven-me-donacione-per-eliminimin-e-minave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me donacion për eliminimin e minave.

Osmani, takimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e “Imagine International Academy”, e bëri gjatë vizitës në Texas, e të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.

“Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë”, shkroi Osmani.

Më tej, bëhet e ditur se e para e vendit i ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për kontributin, teksa u ka ndarë atyre edhe mirënjohje.