Osmani në takim me kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, theksohet urgjenca e mbledhjes së dëshmive për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Osmani priti në takime të ndara kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, me të cilët është diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien. Në […]

Osmani në takim me kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, theksohet urgjenca e mbledhjes së dëshmive për krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit
osmani-ne-takim-me-kryesuesit-e-kgjk-se-dhe-kpk-se,-theksohet-urgjenca-e-mbledhjes-se-deshmive-per-krimet-e-kryera-nga-regjimi-i-millosheviqit

osmani-ne-takim-me-kryesuesit-e-kgjk-se-dhe-kpk-se,-theksohet-urgjenca-e-mbledhjes-se-deshmive-per-krimet-e-kryera-nga-regjimi-i-millosheviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Osmani priti në takime të ndara kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, me të cilët është diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien.

Në takim me KPK-në është diskutuar për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, duke pasur parasysh se disa nga dëshmitarët dhe të mbijetuarit po vdesin prandaj është urgjente që të mblidhen të gjitha dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

Në takime u diskutua edhe për fenomenin shqetësues të rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, me ç’rast e para e vendit ritheksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër kësaj dukurie që ka marrë përmasa alarmuese, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe efektive ligjore për t`i mbrojtur viktimat dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës.