Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje
Presidentja Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro. Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ato kanë ndarë me njëra-tjetren elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse. “Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe […]
![Osmani takon ministren e Turizmit të Shqipërisë, e falënderon për përkrahje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/648933-osmani-takon-ministren-e-turizmit-te-shqiperise-e-falenderon-per-perkrahje.jpg)
![osmani-takon-ministren-e-turizmit-te-shqiperise,-e-falenderon-per-perkrahje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/648933-osmani-takon-ministren-e-turizmit-te-shqiperise-e-falenderon-per-perkrahje-1024x575.jpg)
Presidentja Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim ministren e Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.
Ajo, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se ato kanë ndarë me njëra-tjetren elemente që përfaqësojnë dy vendet shqipfolëse.
“Një gur nga lumi Vjosa me punim nga duart e arta të grave të Gjirokastrës dhe një brosh me ngjyrat kuq e zi i punuar nga duart e arta të grave të Drenicës, le të jenë simbole shtesë të lidhjes sonë të pathyeshme dhe inkurajim për projektet që i kemi përpara për promovimin e bukurive të jashtëzakonshme të shteteve tona”.
“Faleminderit Mirela Kumbaro për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.