Osmani takon Sarrazinin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO dhe BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.” Presidenca njofton se në takim është biseduar për zhvillimet […]

Osmani takon Sarrazinin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, NATO dhe BE
osmani-takon-sarrazinin,-flasin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie,-nato-dhe-be

osmani-takon-sarrazinin,-flasin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie,-nato-dhe-be

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.”

Presidenca njofton se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Po ashtu Osmani “theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë”.

Në komunikatë thuhet se Osmani “në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces”.

Presidentja ka folur për nevojën e mbështjetjes së Gjermanisë në përmbushjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësim në KiE, NATO, BE dhe organizata tjera.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.”