Pa paga dy muaj: S’ka rezultat nga takimi me Sindikatën, minatorët nuk i kthehen punës

Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave. Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershori. I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut, […]

Pa paga dy muaj: S’ka rezultat nga takimi me Sindikatën, minatorët nuk i kthehen punës
pa-paga-dy-muaj:-s’ka-rezultat-nga-takimi-me-sindikaten,-minatoret-nuk-i-kthehen-punes

pa-paga-dy-muaj:-s’ka-rezultat-nga-takimi-me-sindikaten,-minatoret-nuk-i-kthehen-punes

Që nga ora 7 e mëngjesit, minatorët e Trepçës kanë mbajtur takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve, pas situatës së krijuar për mosekzekutim të pagave.

Minatorët janë në grevë tash e disa ditë për shkak se nuk i kanë marrë pagat e qershori.

I pranishëm ishte edhe Shyqeri Sadiku, drejtor i minierës së Stantërgut, i cili siç thotë Ekonomia Online, u mundua t’i bindë minatorët të kthehen në vendet e punës por që kjo u kundërshtua.

Ata, fillimisht kërkuan që në këtë takim të vijë Bordi i Trepçës, në të kundërtën nuk do t’i kthehen vendit të punës.