Padi ndaj një polici në Maqedoninë e Veriut dhe një personi tjetër pasi kanë gjuajtur me armë zyrtare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut për shkak se kanë gjuajtur me armë zyrtare. I dyshuari i parë, si punonjës i policisë, do të largohet nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk. “Me datën 25.07.2024 rreth orës 00:00 në oborrin e […]

Padi ndaj një polici në Maqedoninë e Veriut dhe një personi tjetër pasi kanë gjuajtur me armë zyrtare

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut për shkak se kanë gjuajtur me armë zyrtare. I dyshuari i parë, si punonjës i policisë, do të largohet nga vendi i punës deri në zbardhjen e rastit, transmeton Portalb.mk.

“Me datën 25.07.2024 rreth orës 00:00 në oborrin e shtëpisë në Radovish, i akuzuari i parë M.K., nëpunës policor në NJPB Radovish, i cili nuk ishte në punë, me pistoletën e tij zyrtare ka shtënë në ajër pesë plumba, pas së cilës e akuzuara e dytë A.D., duke i mbajtur armën, së bashku me të denoncuarin e parë, kanë qëlluar me katër plumba në ajër”, raporton Policia.

I akuzuari i parë M.K. është i punonjës i policisë, së bashku me të akuzuarën e dytë A.D., akuzohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 288, paragrafi 1 në Kodin Penal.

“Ata kanë shkaktuar rrezik për jetën e të pranishmëve të tjerë. Ngjarja është regjistruar me celular nga një person i tretë, i cili ia ka dërguar regjistrimin A.D., e cila nga ana e saj e ka publikuar në një rrjet social”, sqaroi Policia.