Papunësia në Itali është më e ulëta në gati 16 vjet
Shkalla e papunësisë në Itali ishte 6.8 për qind në maj, njësoj si në prill, që do të thotë se është ende më e ulëta në gati 16 vjet, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane (Istat). Sipas raportit, papunësia tek të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç në Itali është rritur me 0,1 [...]Read More...
![Papunësia në Itali është më e ulëta në gati 16 vjet](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2024/07/677z381_677z381_677z381_b7e1ca5ed5.jpg)
Shkalla e papunësisë në Itali ishte 6.8 për qind në maj, njësoj si në prill, që do të thotë se është ende më e ulëta në gati 16 vjet, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave Italiane (Istat).
Sipas raportit, papunësia tek të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç në Itali është rritur me 0,1 për qind në 20,5 për qind në maj.
Muajin e kaluar, Istat publikoi një parashikim ku thuhej se ekonomia italiane do të rritet me një për qind këtë vit dhe me 1.1 për qind në 2025.
Rritja e kërkesës së brendshme dhe të huaj me 0,7 për qind secila do të mbështesë progresin e ekonomisë italiane, ndërsa ekonomia e Italisë do të rritet në vitin 2025 kryesisht falë rritjes së kërkesës së brendshme me 0,9 për qind, raportoi ANSA.
Instituti Kombëtar Italian i Statistikave vë në dukje se për shkak të tensioneve gjeopolitike ka ende “pasiguri të lartë në kuadrin ndërkombëtar” që mund të ndikojë në rritjen e PBB-së italiane./abcnews.al