Paradite do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të garës së vrapit

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor sot në periudhën prej orës 6:30 deri në 11:30 për shkak të mbajtjes së garës atletike ka marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin garuesit nëpër Shkup, transmeton Portalb.mk. “Fillimi i garës është nga bulevardi “Jane Sandanski” (korsia e djathtë), më pas […]

Paradite do të ketë regjim të veçantë trafiku për shkak të garës së vrapit
Studentët e FSHIIK vrapuan deri para Qeverisë. Foto: Meta.mk

Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor sot në periudhën prej orës 6:30 deri në 11:30 për shkak të mbajtjes së garës atletike ka marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët ku do të lëvizin garuesit nëpër Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Fillimi i garës është nga bulevardi “Jane Sandanski” (korsia e djathtë), më pas në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” dhe “Vidoe Smilevski Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Vlladimir Komarov”, në pjesën e rrugës “Vasko Karangelevski” (në të dy drejtimet e lëvizjes), në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Jane Sandanski” deri te kryqëzimi me bulevardin “ASNOM” si dhe në pjesën e bulevardit “ASNOM” (korsia e djathtë) dhe në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Kiro Gligorov” dhe bulevardin “Serbia” deri në kryqëzimin me rrugën “Vasko Karangelevski”, njoftoi SPB Shkup.

Nga aty apelojnë qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.