Pas Kongresit mbledh grupin e PS/ Rama lë në provë deputetët përtacë: Deri në prill test për një vend në listë

Një ditë pas Kongresit, kreu i socialistëve, Edi Rama thirri grupin parlamentar të deputetëve, pë të cuar para vendimet e ndryshimeve në kabinetin qeveritar dhe në radhët e socialistëve në Kuvend. Për herë të parë pjesë e mbledhjes u bënë dhe 3 ministrat e propozuar të tij,  Ervin Hoaxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu. Me [...]Read More...

Pas Kongresit mbledh grupin e PS/ Rama lë në provë deputetët përtacë: Deri në prill test për një vend në listë

Një ditë pas Kongresit, kreu i socialistëve, Edi Rama thirri grupin parlamentar të deputetëve, pë të cuar para vendimet e ndryshimeve në kabinetin qeveritar dhe në radhët e socialistëve në Kuvend.

Për herë të parë pjesë e mbledhjes u bënë dhe 3 ministrat e propozuar të tij,  Ervin Hoaxha, Petrit Malaj dhe Pirro Vengu. Me deputetët ishin bashkuar dhe minsitrat që e vjetër, si Taulant Balla, përvec Ervin Metës qe për 10 muajt e fundit, drejtoi Financat e vendit.

Elisa Spiropali mblodhi firmat e kolegëve të saj, mbi 30 nga 15 që kërkon Rregulloja, për ta çuar tek karrigija që mbajti deri të premten, Lindita Nikolla, atë të kryetares së Kuvendit.

Megjithatë ndryshimet e reja do të presin deri të martën pasdite, pasi ndryshimet që kryeministri i çoi menjehrë pas Kongresit, në Presidencë, ende nuk e kanë marrë firmën e Bajram Begajt.

Kreu i shtetit në afatet ligjore, sipas burimeve nga Presidenca, po shqyrton dokumentacionin e secilit prej 3 ministrave, për të dhënë më pas firmën.

Seanca e jashtëzakonshme të martëm, në parim është lënë të zhvillohet në orën 18:00, megjithatë Rama u ka komunikuar deputetëve që duhet të jenë në gadishmëri.

Në seancë do të komunikohet dhe kreu i ri I grupit parlamentar të PS-s, Niko Peleshi dhe zhvendosja e Bledi Cucit, si nënkryetar të Kuvendit, në vend të Ermonela Felaj.

Rama ia ka përformcuar deputetëve, edhe në mbledhje të mbyllur, mesazhin e së dielës, se deputetët aktual nuk i kanë të sigurta kariget dhe nëse do të duhet të jenë aty edhe pas pranverës së 2025, do të duhet të jenë më të angazhuar në terren.

“Jeni në periudhë testimi”, u është drejtuar kryesocialisti Rama, deputetëve të tij, ndërsa të dielën u dha mesazhin për projektet gjatë mandatit të 4-të, që synojnë socialistët./abcnews.al