Përçarja e Kurtit me Osmanin/Kush përfiton e kush humb më shumë?

Një letër drejtuar Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE shpërfaqi përplasjet ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk ishte konsultuar paraprakisht me presidenten Vjosa Osmani për letrën e drejtuar në Asamble. Gërvalla kishte njoftuar se në atë letër është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin […]

Përçarja e Kurtit me Osmanin/Kush përfiton e kush humb më shumë?
percarja-e-kurtit-me-osmanin/kush-perfiton-e-kush-humb-me-shume?

percarja-e-kurtit-me-osmanin/kush-perfiton-e-kush-humb-me-shume?

Një letër drejtuar Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE shpërfaqi përplasjet ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk ishte konsultuar paraprakisht me presidenten Vjosa Osmani për letrën e drejtuar në Asamble. Gërvalla kishte njoftuar se në atë letër është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin dhe i njëjti do ju dorëzohej Gjykatës Kushtetuese.

Po në atë ditë, Presidenca njoftoi se veprimi i Qeverisë, konkretisht i MPJD, nuk është konsultuar me presidenten Osmani. Kjo çështje u rikthye sërish në temë me deklaratën e kryeparlametarit Glauk Konjufca, i cili tha se kjo ishte çështje teknike dhe s’ishte e qëllimshëm kundër presidentes.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentes Osmani e cila tha se është qesharake të thuash që s’ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë, kur në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit.

Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave

Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontribuojë demokracisë.

Deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Halil Thaçi i ka quajtur mendime të ndryshme deklaratat e Osmanit e Konjufcës.

“Nuk është përplasje, por janë dy mendime të ndryshme. Unë mendoj se mendimet ndryshe i kontribuojnë edhe vetë demokracisë”.

Deputeti Thaçi është shprehur optimist se në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekord të votave.

“Ne sigurisht që në zgjedhjet e ardhshme do të jemi bashkë, do të garojmë bashkë dhe do të thyejmë rekord bashkë dhe do i arrijmë 60% të votave”, thotë Thaçi.

Deputeti i PDK-së: Vjosa Osmani e mashtroi Sejdiun, Mustafën, as me Kurtin s’është tragjike

Deklaratat e presidentes Vjosa Osmani se Qeveria dhe MPJD nuk u dakorduan me të për letrën në Asamblenë Parlamentare po kritikohet edhe nga opozita.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se Osmani po tenton të arsyetoj veten nga dështimi në KiE.

 ”Kjo është përpjekje e Osmanit me e amnistu vetën nga dështimi në KiE, sepse kur ishte votimi i Kosovën për në KiE, ajo ndodhej në SHBA, duke bërë xhiro herë me helikopterë e herë me kuaj, por për këtë janë fajtorë gjithë krerët e shtetit”.

Presidentja edhe me i dal Kurtit kundër nuk është tragjike, vlerëson deputeti Haxhiu.

Pasi, sipas tij, kjo ka ndodhur edhe me lider të tjerë.

“Vjosa në VV nuk ka shkuar për interesin e qytetarëve, por për interesin e saj politik. E ka mashtruar Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën, edhe Kurtit me ja kthyer shpinën nuk është tragjike për të”, shprehet Bekim Haxhiu për Front Online.

Gaxheri: Votuesit e Vjosa Osmanit janë kthyer në LDK

Se mungon koordinimi mes kryeministrit dhe presidentes këtë po e thonë edhe nga Lidhja Demokratike.

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxheri thotë se Osmanit e Kurtit po i hiqet maska e po tregohet që s’kanë bashkëpunim.

“Kurtit i mungon koordinimi me Osmanin brenda Kosovës e lëre më me aleatët. Po u hiqet maska dhe po tregohet se këta as mes vete nuk kanë pasur koordinim”.

Gaxheri konsideron se votuesit e Presidentes Osmani janë kthyer në LDK.

Sipas saj, lidhur me deklaratat e Konjufcës-Osmanit, kjo e fundit është dashur të thërret konferencë për sqarim.

“Votuesit e Osmanit janë kthyer në LDK, nuk kemi më probleme me ata votues. Osmani u dashtë me thirre konferencë për media, dhe me u deklaruar ashtu qysh është deklaruar dhe unë e ndjejë se ajo ka pasur obligim”.

Kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur interesimit të medieve, në lidhje me deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, e cila akuzoi qeverinë për moskoordinim rreth dërgimit të letrës në KiE.

Kreu i ekzekutivit nuk e tha asnjë fjalë rreth kësaj çështje, pas një takimi që pati me dy kandidatë për kryetarë të Preshevës dhe Bujanocit.

“Më 2 qershor janë zgjedhjet për kryetarë komune në Preshevë dhe Bujanoc”, tha Kurti, derisa largohej nga tubimi mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

 /FrontOnline/