Përfundon dëshminë dëshmitari i 69-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 69-të i ZPS-së i cili mban kodin W01336 në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar e tëra në sesion privat për publikun dhe përfundoi para se të shkohet […]

Përfundon dëshminë dëshmitari i 69-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët
perfundon-deshmine-deshmitari-i-69-te-i-zps-se-ne-rastin-thaci-dhe-te-tjeret

perfundon-deshmine-deshmitari-i-69-te-i-zps-se-ne-rastin-thaci-dhe-te-tjeret

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 69-të i ZPS-së i cili mban kodin W01336 në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari është dëgjuar e tëra në sesion privat për publikun dhe përfundoi para se të shkohet në pushimin e drekës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vlen të theksohet se ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori Cezari Mihalçuk njoftoi se për javën e ardhshme janë planifikuar që të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodet 03170 dhe 04410.

Po ashtu, ai njoftoi se në rast që kanë kohë, mund të thërrasin edhe dy dëshmitarë të tjerë të cilët i kanë gati e që mbajnë kodet 04824 dhe 00992 të cilët do të dëshmojnë me video-lidhje

ZPS: Dëshmitari i 69-të dhe vëllai i tij u arrestuan dhe keqtrajtuan nga persona që mbanin në krahë shirita të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitarit të 69-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili është me masa mbrojtëse dhe ka kodin W01336 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurori Cezari Mihalçuk i cili tha se dëshmitar së bashku me vëllain e tij është arrestuar në një vend pranë Prishtinës nga persona të cilët kanë mbajtur fasha krahu të UÇK-së të cilët më pas i keqtrajtuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 01336 bashkë me të vëllain u arrestuan më 14 qershor 1999 në një vend pranë Prishtinës nga një grup personave të armatosur që mbanin disa fasha krahu të UÇK-së. Të dy këta burra i lidhen, ua lidhën sytë, i rrahën dhe i quan në një shtëpi aty pran ku i keqtrajtuan. Më pas, i quan në një shtëpi tjetër që nuk ishte shumë larg nga vendi i mëparshëm dhe i vendosen në bodrumin e asaj shtëpie. Shkurtimisht, më pas atje quan një viktimë të tretë. Të tre burrat i morën në pyetje dhe i rrahën”, tha prokurori gjatë leximit të përmbledhjes.

Më pas, prokurori tha se dëshmitari së bashku me dy të ndaluarit e tjerë kishte arritur të arratiset dhe kishin kërkuar ndihmë nga KFOR-i.

“Më 15 qershor 1999, pasi i kishin rrahur për shumë orë, dëshmitari me numër 01336 bashkë me dy të ndaluarit e tjerë arritën të arratiseshin dhe kërkuan ndihmë nga KFOR-i”, tha prokurori duke kaluar më pas për pyetjet e tjera në sesion privat për publikun.

Përpara kësaj, prokurori kërkoi që të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna pranë autoriteteve të drejtësisë së bashku me materialet përcjellëse të pranohen si prova materiale, gjë e cila është aprovuar nga kryetari i trupit gjykues.

Vlen të theksohet se kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth katër orë që një prej tyre është e ndarë për ZPS-në, 15 minuta për mbrojtësin e viktimave dhe dy orë e gjysmë për kundërpyetjet e mbrojtjes së të akuzuarve.

Në fillim të seancës, kryegjyqtari njoftoi se Krasniqi ka hequr dorë nga e drejta për të marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit dhe është duke e ndjekur përmes video-lidhjes, ndërsa tre të akuzuarit tjerë janë të pranishëm.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi