Përparim Rama jep lajmin e mirë: Spitali i kryeqytetit po bëhet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet. Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se sot kanë diskutuar për detajet finale. “Spitali i Kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama. Sipas tij ky projekt i shumëpritur […]
![Përparim Rama jep lajmin e mirë: Spitali i kryeqytetit po bëhet](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/Pr6.jpg)
![](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/Pr6-1024x661.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet.
Kështu ka njoftuar ai përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se sot kanë diskutuar për detajet finale.
“Spitali i Kryeqytetit po bëhet! Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Sipas tij ky projekt i shumëpritur që do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka shkruar Rama.
Spitali i Prishtinës është projektuar nga kompania e Konsulencës, Mbikëqyrjes dhe Projektimit ‘ALB-Architect’.
Në takim me kryetarin Rama kanë marrë pjesë përfaqësuesit e ‘ALB-Architect’ me në krye drejtorin e kësaj kompanie, Afrim Demirin. /ORAinfo/