Përse çdo fëmijë ka batanijen apo lodrën e tij të preferuar?

Shumica e njerëzve i lidhin lodrat dhe batanijet me fjalë si “fëmijë” dhe “i papjekur”, por nëse fëmija juaj është i fiksuar pas një lodër ose batanije, të njohur më mirë si “objekte kalimtare”, kjo është në fakt një gjë e mirë, shkruan Panacea. Lodrat ose batanijet prej pelushi njihen si “objekte kalimtare” dhe ato […]

Përse çdo fëmijë ka batanijen apo lodrën e tij të preferuar?
Fëmijë. Foto: cottonbro studio/Pexels

Shumica e njerëzve i lidhin lodrat dhe batanijet me fjalë si “fëmijë” dhe “i papjekur”, por nëse fëmija juaj është i fiksuar pas një lodër ose batanije, të njohur më mirë si “objekte kalimtare”, kjo është në fakt një gjë e mirë, shkruan Panacea.

Lodrat ose batanijet prej pelushi njihen si “objekte kalimtare” dhe ato objekte ofrojnë rehati dhe mbështetje të madhe për fëmijët e vegjël.

Shumë vite më parë psikologët shpjeguan se objekte të tilla ndihmojnë fëmijën të bëhet i pavarur dhe me “ndihmën” e tyre të ndahet nga nëna, dhe të njohë botën që e rrethon.

Edhe pse disa prindër janë të shqetësuar për obsesionin e fëmijëve me objekte të caktuara dhe në një moment duan t’ia heqin atë objekt fëmijës, psikologët këshillojnë të mos e bëjnë këtë, sepse “nëse objekti i caktuar refuzohet, kritikohet ose hiqet në ndonjë mënyrë, më vonë gjatë jetës fëmija do të ketë probleme me empatinë dhe lidhjes me fëmijë të tjerë”.