Po bëhen prindër, Sara tregon për emrin e bebit

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen prindër. Dyshja që nisi një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 3”, i çoi gjërat në një tjetër nivel kur doli jashtë, duke dëshmuar se sa serioze i kishin ndjenjat. Javë më parë u bë e ditur se do të bëhen prindër, teksa në një […]

Po bëhen prindër, Sara tregon për emrin e bebit

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen prindër.

Dyshja që nisi një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP 3”, i çoi gjërat në një tjetër nivel kur doli jashtë, duke dëshmuar se sa serioze i kishin ndjenjat.

Javë më parë u bë e ditur se do të bëhen prindër, teksa në një emision Bardhi edhe i propozoi martesë Sarës.

Çifti po bëhet gati për ardhjen në jetë të bebit, gjinia e të cilit nuk është kuptuar akoma.

Megjithatë, akoma nuk janë përcaktuar për emrin.

“Të qartë që prej ditës kur mora vesh që isha shtatzënë, kam një emër për vajzë. Për djalë jam midis 2/3 emrave por s’po ma qëllon në shpirt asnjëri akoma” i tha Sara një ndjekësi që i bëri pyetjen se a kanë vendosur për emrin e bebit.