Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme në komunën e Malishevës, raporton Front Online. Sipas njoftimit për medie, gjatë kësaj kontrolle janë konfiskuar armë zjarri të gjata, armë zjarri të shkurtra, pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe katër karikator. Njoftimi i plotë: Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të […]

Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme në Malishevë
policia-e-kosoves-konfiskon-arme-dhe-municion-ne-dy-lokacione-te-ndryshme-ne-malisheve

policia-e-kosoves-konfiskon-arme-dhe-municion-ne-dy-lokacione-te-ndryshme-ne-malisheve

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë dhe municion në dy lokacione të ndryshme në komunën e Malishevës, raporton Front Online.

Sipas njoftimit për medie, gjatë kësaj kontrolle janë konfiskuar armë zjarri të gjata, armë zjarri të shkurtra, pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe katër karikator.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Malishevë, pas pranimit të një informate për përdorim të armës së zjarrit, ka siguruar urdhër për kontroll nga Gjykata i cili është zbatuar me datën 05.04.2024 në dy lokacione të ndryshme, në vendbanimet e dy të dyshuarve (meshkuj kosovarë, të moshës madhore) në fshatin Turjakë në Malishevë.

Gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

 Dy armë zjarri të gjata,

 Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,

 Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,

 Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,

 Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),

 Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe

 Katër karikator.

Pas intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Front Online/

 

This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.