Policia e Maqedonisë së Veriut në një lokal nate në rajonin e Tetovës ka arrestuar 20 shtetas të huaj

Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 20 shtetas të huaj për shkak parregullsive në dokumente, transmeton Portalb.mk. “Nga ora 01 deri o4, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolli në një klub nate në Zhelinën e Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të […]

Policia e Maqedonisë së Veriut në një lokal nate në rajonin e Tetovës ka arrestuar 20 shtetas të huaj
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 20 shtetas të huaj për shkak parregullsive në dokumente, transmeton Portalb.mk.

“Nga ora 01 deri o4, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrolli në një klub nate në Zhelinën e Tetovës, me qëllim zbulimin e shtetasve të huaj me qëndrim jo të rregullt në zonën ose keqpërdorim të qëndrimit”, raportoi Policia.

Raportohet që në këtë aksion janë arrestuar dy shtetase nga Serbia, shtatë nga Ukraina, dhjetë nga Shqipëria dhe një 46 vjeçar nga Shqipëria.

Policia sqaroi që 18 të arrestuarat janë shtetase të huaja që i takojnë grupmoshës 24-26 vjeç.