Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra, vozitësi është shtetas i Serbisë

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandlauar një rast të kontrabandës me mallra. Kjo ka ndodhur në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Vrep. Automjeti ishte me targa serbe dhe vozitej nga një shtetas i Serbisë. Për këto mallra nuk ka pasur asnjë dokument përcjellës. “Parandalohet një rast i  kontrabandēs me mallra.  Prishtinë më  25 Gusht  […]

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mallra, vozitësi është shtetas i Serbisë
policia-parandalon-nje-rast-te-kontrabandes-me-mallra,-vozitesi-eshte-shtetas-i-serbise

policia-parandalon-nje-rast-te-kontrabandes-me-mallra,-vozitesi-eshte-shtetas-i-serbise

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka parandlauar një rast të kontrabandës me mallra.

Kjo ka ndodhur në magjistralen Bujanocë-Gjilan, në fshatin Vrep.

Automjeti ishte me targa serbe dhe vozitej nga një shtetas i Serbisë. Për këto mallra nuk ka pasur asnjë dokument përcjellës.

“Parandalohet një rast i  kontrabandēs me mallra.  Prishtinë më  25 Gusht  2024  Njësia  e  TASK  FORC-ës -Lindje ( e përberë nga  Dogana  dhe  Policia Kosovës)  në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.  Në magjistralen Bujanocë-Gjilan në fsh.Crep është ndaluar automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë”.

“Gjatë kontrollit tē automjeti  është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë  patika  të ndryshme  tē firmave të mbrojtura. Për mallrat e lartshenuara nuk kishte asnjë dokument pērcjellës dhe dyshohet se janē sjellur nē mēnyrē tē kontrabanduar nē Kosovë. Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.  Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të  Doganes së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Gazeta Express