“Porti, pikë kyçe për sigurinë e rajonit”, Rama nga Durrësi: Impakt në ekonominë e vendit. Do të sjellë rritje të punësimit

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se porti ir i o të jetë një pikë kyçe [...]Read More...

“Porti, pikë kyçe për sigurinë e rajonit”, Rama nga Durrësi: Impakt në ekonominë e vendit. Do të sjellë rritje të punësimit

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se porti ir i o të jetë një pikë kyçe për sigurinë në rajon, ndërsa shtoi se do i  shërbejë edhe NATO-s.

Më tej kreu i qeverisë u ndal te benefitet e portit tt ri të Romanos, ku tha se do të këtë impakt në ekonomi. Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit të kthehen dhe të punojnë në këtë port. Sakaq tha se në këtë port pritet që të ketë edhe një bazë ushatarke të NATO-s.

Do jetë vetëm një port që do impaktojë PBB, por do impaktojë edhe sigurinë tonë se siç e ka paraparë grupi i projektimit, do ketë edhe krahun e vet ushtarak, duke i ofruar natos bazë të re ushtarake me parametra optimalë. Ky port që ndërtohet nga e para, është një porti i ri në Europë pas shumë dekadash.

Ky port e bën Shqipërinë një pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e gjithë rajonit, ky port që do të lidhë në vijimin tregtinë me pjesën tjetër më gjerë përmes hekurudhave që do të ndërtojmë dhe përmes dy porteve që do të ndërtohen, praktikisht do të orientojë shumë flukse tregtare që  deri më sot janë larg rrezes sonë të influencës.

Porti do të sjellë punësim dhe të mirë paguar madje. Është një tjetër arsye për t’i thënë në shqiptarëve që punojnë në Greqi që ndërkohë që rrinë atje, pastrojnë hotele, punojnë si kamerier, banakier, të vijnë këtu pa humbur kohë, pasi në fund të muajit u mbeten më shumë para këtu sesa atje.

Durrësi me këtë port dhe me projekte të  tjera që po zhvillojmë më në fund do të ketë gjithë atë peshë që ne duam t’i japim dhe do të rifitojë vendin kur ka qenë pikë referimi.

Marrëdhëniet me Italinë për ne është speciale. Kam vënë re që Shqipëria i bën të gjithë të bien në dashuri dhe më pas dashuria i shtyn të xhelozia. Kur bie në dashuri më një holandez… dashurie  tyre kalon përmes disa llogarie. Duke qenë se janë tregtarë, kanë bërë një vend të jashtëzakonshëm për nga suksesi, dashurinë e kanë pasur gjithmonë të dytën. Megjithatë Eriku tha… fakti që e thotë një holandez është shumë. ‘Kam rënë në dashuri me Shqipërinë’, tha Eriku. “, u shpreh kreu i qeverisë.

/abcnews.al