Presidenti i Kolumbisë: Rebelët dhe kriminelët po planifikojnë të më vrasin me snajper

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha sot se Ivan Mordisco, komandanti i grupit rebel Estado Major Central (EMC), po planifikon ta vrasë atë me ndihmën e snajperëve. “Unë do të pyesja të ashtuquajturin “Ivan Mordisco” nëse është e vërtetë që ai është bashkuar me të vetëshpallur “Bordin e ri të trafikut të drogës” me një seli [...]Read More...

Presidenti i Kolumbisë: Rebelët dhe kriminelët po planifikojnë të më vrasin me snajper

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro tha sot se Ivan Mordisco, komandanti i grupit rebel Estado Major Central (EMC), po planifikon ta vrasë atë me ndihmën e snajperëve.

“Unë do të pyesja të ashtuquajturin “Ivan Mordisco” nëse është e vërtetë që ai është bashkuar me të vetëshpallur “Bordin e ri të trafikut të drogës” me një seli sekrete në Dubai, nga ku ata bëjnë krime, se unë do të vritem nga snajperë me pagesë”, tha Petro në një postim në platformën X.

Petro nuk ka shpjeguar se kush dhe çfarë është grupi kriminal me bazë në Dubai dhe burime të inteligjencës bëjnë të ditur se nuk ka informacion për një sulm të planifikuar.

EMC është një grup disident i Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) tashmë të çmobilizuara, që kundërshton një marrëveshje paqeje të vitit 2016 me vendin./abcnews.al