Presidenti i Shqipërisë vjen për Ditën e Çlirimit, nesër Kuvendi mban seancë solemne, s’tregojnë kush do të flasë

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën solemne që do të mbahet më 12 qershor me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit. Në këtë njoftim kanë bërë të ditur vetëm orën kur do të nis seanca dhe s’kanë treguar fare për personalitetet që do ta marrin […]

Presidenti i Shqipërisë vjen për Ditën e Çlirimit, nesër Kuvendi mban seancë solemne, s’tregojnë kush do të flasë
presidenti-i-shqiperise-vjen-per-diten-e-clirimit,-neser-kuvendi-mban-seance-solemne,-s’tregojne-kush-do-te-flase

presidenti-i-shqiperise-vjen-per-diten-e-clirimit,-neser-kuvendi-mban-seance-solemne,-s’tregojne-kush-do-te-flase

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar për seancën solemne që do të mbahet më 12 qershor me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Në këtë njoftim kanë bërë të ditur vetëm orën kur do të nis seanca dhe s’kanë treguar fare për personalitetet që do ta marrin fjalën .

Kuvendi në njoftimin për media për seancën e 10 qershorit, kishte njoftuar për agjendën dhe për adresimin që në Kuvendin e Kosovës do ta bënte ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

Në media është raportuar se ka pasur mospajtime në mes të Presidencës së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për atë se kush do të flasë në Kuvendin e Kosovës më rastin e Ditës së Çlirimit. Siç ka raportuar ABC Neës, Kurti s’ka qenë i pajtimit që presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të marrë fjalën.

Gazeta Express më 7 qershor i ka dërguar pyetje në Presidencë të Kosovës por s’ka marrë kurrfarë përgjigje.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka arritur në Prishtinë sot dhe i njëjti është shoqëruar nga presidentja Vjosa Osmani për drekë në Gërmi.