Prokuroria nuk e gjeti elementë të veprës penale te Bekim Maksuti për “Airtraktorët” e pa servisuar të DMSh-së

Prokuroria nuk gjeti elemente të veprës penale dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti nuk do të mbajë përgjegjësi për “ertraktorët” që nuk fishin në funksion gjatë zjarreve të mëdha të verës së 2021, transmeton Portalb.mk. Prokuroria thotë se në bazë të kallëzimit penal të Partisë së e Majta nuk janë konstatuar […]

Prokuroria nuk e gjeti elementë të veprës penale te Bekim Maksuti për “Airtraktorët” e pa servisuar të DMSh-së
Avionët "airtractor" për shuarjen e zjarreve. Foto nga Facebooku i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Prokuroria nuk gjeti elemente të veprës penale dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti nuk do të mbajë përgjegjësi për “ertraktorët” që nuk fishin në funksion gjatë zjarreve të mëdha të verës së 2021, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria thotë se në bazë të kallëzimit penal të Partisë së e Majta nuk janë konstatuar elemente të veprës penale, as për procedurat e prokurimit publik për riparimin dhe servisimin e avionëve dhe as se Maksuti ka punuar nga pakujdesia.

Nga aty, shtojnë se pas kallëzimit të një partie politike, ka vepruar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK), i cili ka siguruar prova materiale në procedurë para hetimore.

“Nga provat materiale ka rezultuar se veprimet e kryera nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk kanë elemente të natyrës juridike të veprës penale që është në kompetencë të Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse provat e mbledhura tregojnë se procedurat e prokurimit publik për riparimin dhe servisimin e avionëve në vitin 2020 dhe 2021 janë kryer në përputhje me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik”, thotë Prokuroria për MIA-n.

Lidhur me ekzistencën e mundshme të veprës penale të punës nga pakujdesia në shërbim sipas Kodit Penal, Prokuroria thotë se lënda është dorëzuar në kompetencë të Prokurorisë Publike Shkup, ku prokurori publik ka konstatuar se veprimet e të akuzuarit nuk përmbajnë elemente të veprës në fjalë.

Prokuroria informon gjithashtu se në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup është hapur rast në bazë të raportit të auditimit të performancës “Sistemi për menaxhim nga kriza dhe mbrojtje nga zjarri” nga Enti Shtetëror për Revizion, i cili është në fazën para-hetimore.

Nga atje thonë se prokurori publik kompetent tashmë i ka lëshuar urdhër Drejtorisë së Policisë Financiare që të kryejë kontrollet përkatëse dhe se urdhri është duke u zbatuar.

Po ashtu, Prokuroria informon se lidhur me zjarret aktuale, prokuroritë publike kompetente po veprojnë për të gjitha kallëzimet penale të parashtruara nga organet kompetente që kanë zbuluar autorë të caktuar të cilët qëllimisht kanë shkaktuar zjarr.

Avionët Ertractor, të cilët mund të operohen nga ajri për të luftuar zjarret në pyje, mbetën të papërdorur në vitin 2021. Më pas Maksuti zbuloi se avionët nuk ishin në funksion për dy vite sepse nuk kishte kush t’i servisonte, gjegjësisht nuk kishte asnjë kompani të autorizuar për t’i servisuar.

Problemi me “ertraktorët” ka qenë aktual edhe këtë vit, kur u krye servisi, por pilotë nuk kishte për shkak të daljes në pension të dy pilotëve. Me vendim të Qeverisë janë ri-punësuar me kontratë në vepër.