Pyetet për lidhjen me Kaderin, Lumbardhi: Ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj pak javë më parë patën një krizë në lidhjen e tyre. Ata dukej sikur ishin ndarë pasi fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Megjithatë, kjo duket se kaloi shpejt dhe tani janë më të lumtur se kurrë. I pyetur nëse është pajtuar me […]

Pyetet për lidhjen me Kaderin, Lumbardhi: Ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj pak javë më parë patën një krizë në lidhjen e tyre.

Ata dukej sikur ishin ndarë pasi fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.

Megjithatë, kjo duket se kaloi shpejt dhe tani janë më të lumtur se kurrë.

I pyetur nëse është pajtuar me Kaderin, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 tha se ku ka dashuri ka gjithmonë vend për gjëra të tilla.

“A je pajtuar me Kaderin se na kanë lodhur në internet që jeni prish”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës në Instagram.

“Ku ka dashuri, ka gjithmonë vend për gjuhë të përbashkët e ribashkim”, u përgjigj ai.

I njëjti shtoi: “E kemi pasur një fazë jo të lehtë por ne jemi super me njëri-tjetrin, kjo ka rëndësi”.