Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj, do të shtohen linja tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një flotë të re të autobusëve urbanë. Ai tha se do të ketë më shumë linja dhe mbulim i më shumë rrugëve me transport publik. Rama tutje tha se reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen […]
![Rama: Nga 1 janari do të vjen flota e autobusëve të rinj, do të shtohen linja tjera](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/648824-rama-nga-1-janari-do-te-vjen-flota-e-autobuseve-te-rinj-do-te-shtohen-linja-tjera.jpg)
![rama:-nga-1-janari-do-te-vjen-flota-e-autobuseve-te-rinj,-do-te-shtohen-linja-tjera](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/05/648824-rama-nga-1-janari-do-te-vjen-flota-e-autobuseve-te-rinj-do-te-shtohen-linja-tjera.jpg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë një flotë të re të autobusëve urbanë. Ai tha se do të ketë më shumë linja dhe mbulim i më shumë rrugëve me transport publik.
Rama tutje tha se reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.
“Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë. Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë: – Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025 – Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve – Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik – Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar – Sisteme digjitale të pagesës së biletave. Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, tha Rama. /Express/