Ramadani: Komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka pyetur Mimoza kusari-Lilën pse ka folur me kryekriminelin Radojçiq. Ramadani ka theksuar edhe një herë se kjo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. “Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm! Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – […]

Ramadani: Komunikimi i Mimoza Kusarit me Radojçiqin përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
ramadani:-komunikimi-i-mimoza-kusarit-me-radojciqin-perben-kercenim-per-sigurine-kombetare-te-kosoves

ramadani:-komunikimi-i-mimoza-kusarit-me-radojciqin-perben-kercenim-per-sigurine-kombetare-te-kosoves

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka pyetur Mimoza kusari-Lilën pse ka folur me kryekriminelin Radojçiq.

Ramadani ka theksuar edhe një herë se kjo përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Dorëhiqu dhe rrëfehu Mimozë: pse komunikove me një të arratisur në Serbi?
Radoiçiq u bastis më 23 nëntor 2018. Pra, gati 6 vjet më parë. Ai u arratis në Serbi!
Shefja e Grupit Parlamentar në pushtet, Mimoza Kusari Lila, komunikoi më shumë se një herë me një të arratisur nga drejtësia kosovare!
Komunikimi me të arratisur nga drejtësia është i papranueshëm!
Cenimi i sigurisë kombëtare është i padilemë për faktin që komunikimi – madje në formë raportimi personal – i Mimozës është bërë me një të arratisur që strehë ka gjetur në Serbi.
Rrjedhimisht, përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.