Reali e bën mbretin e Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton ato. Kjo është thënja që tifozët e madrilenëve e përdorin zakonisht. Dhe sot, kjo u vërtetua edhe njëherë tjetër. Reali i Madridit arriti ta fitojë për herë të 15-të Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express. Në finalen e madhe të Ëembleyt, “Los Blancos” mposhtën Borussia Dortmundin […]

Reali e bën mbretin e Evropës për herë të 15-të në histori

Real Madridi nuk i luan finalet, por i fiton ato. Kjo është thënja që tifozët e madrilenëve e përdorin zakonisht. Dhe sot, kjo u vërtetua edhe njëherë tjetër.

Reali i Madridit arriti ta fitojë për herë të 15-të Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
Në finalen e madhe të Ëembleyt, “Los Blancos” mposhtën Borussia Dortmundin me rezultat 0:2.

Pjesa e parë i takoi gjermanëve, si me raste ashtu edhe me dominim, por jo me atë më të rëndësishmen, me gola.

E në të dytën u pa një fytyrë krejt tjetër e spanjollëve.

Insistimi i tyre u kurorëzua me gol në minutën e 74-të. Nga harkimi i Kroos nga këndi, Dani Carvajal shënoi me kokë për epërsinë e parë të Real Madridit.

E më pas Dortmundi hyri në presion, teksa mbrojtja bëri një gabim fatal nga i cili përfitoi Vinicius Junior që shënoi për 2:0 në minuën e 82-të.

Kësisoj, Real Madridi i gëzohet kupës së 15-të të Ligës së Kampionëve dhe e mbyll një sezon fantastik, pasi paraprakisht e fitoi titullin e kampionit në Spanjë.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund dështoi në Bundesligë, por pati një rrugëtim përrallor në Ligën e Kampionëve, megjithatë dështoi të fitonte titullin e dytë në Ligën e Kampionëve.

“Ëembley” del të jetë edhe njëherë një macë e zezë për Dortmundin, pasi që edhe në finalen e vitit 2013 ndaj Bayernit në Londër, Dortmundi ishte mposhtur.