Ribashkohet pas 15 vitesh grupi i famshëm Oasis

Grupi legjendar britanik Oasis, që e ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë me hite si “Wonderwall” dhe “Don’t Look Back in Anger,” ka njoftuar të martën ribashkimin për një turne, duke i dhënë fund një periudhë të gjatë shkëputjeje. Turneu do të nisë më 4 korrik të vitit 2025 në Uells dhe do të [...]Read More...

Ribashkohet pas 15 vitesh grupi i famshëm Oasis

Grupi legjendar britanik Oasis, që e ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë me hite si “Wonderwall” dhe “Don’t Look Back in Anger,” ka njoftuar të martën ribashkimin për një turne, duke i dhënë fund një periudhë të gjatë shkëputjeje.

Turneu do të nisë më 4 korrik të vitit 2025 në Uells dhe do të përfundojë më 17 gusht në Dublin.

“Në fund, kjo është e vërteta. Po ndodh,” njoftoi grupi në një postim në mediat sociale.

Oasis u ndanë në vitin 2009 pas shumë vitesh grindjesh të brendshme mes dy vëllezërve Liam dhe Noel Gallagher, kur ky i fundit la grupin disa minuta përpara performancës në një festival afër Parisit.

“Një grumbull njerëzish do të shkruajnë dhe do të thonë çfarë të duan, por thjesht nuk mund të vazhdoja të punoja me Liam as një ditë më shumë,” kishte shkruar Noel në atë kohë, duke theksuar përfundimin e një epoke të dhimbshme për të.

Edhe pse vëllezërit nuk kanë performuar së bashku që nga ndarja, ata kanë vazhduar të interpretojnë këngët e Oasis në koncertet e tyre solo. Në vitin 2019, Liam kishte shprehur dëshirën për të ribashkuar grupin, duke theksuar se për të më e rëndësishme ishte marrëdhënia me vëllain e tij sesa fitimi i parave.

Ky turne mund të jetë një mundësi për Oasis që të ribashkohet dhe të ringjallë shpirtin e muzikës së tyre, duke e lënë pas të kaluarën dhe duke ofruar një përvojë të paharrueshme për fansat e tyre.

/abcnews.al