Rikthehet COVID-19 në Kosovë, infektologët rekomandojnë vaksinimin e qytetarëve

COVID-19 po rikthehet në Kosovë. Së fundi 39 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar në vend, 7 prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka konfirmuar për Front Online se aktualisht kjo Klinikë i ka shtatë pacientë të prekur me COVID. “7 […]

Rikthehet COVID-19 në Kosovë, infektologët rekomandojnë vaksinimin e qytetarëve
rikthehet-covid-19-ne-kosove,-infektologet-rekomandojne-vaksinimin-e-qytetareve

rikthehet-covid-19-ne-kosove,-infektologet-rekomandojne-vaksinimin-e-qytetareve

COVID-19 po rikthehet në Kosovë. Së fundi 39 raste pozitive me coronavirus janë konfirmuar në vend, 7 prej të cilëve janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka konfirmuar për Front Online se aktualisht kjo Klinikë i ka shtatë pacientë të prekur me COVID.

“7 raste janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile”, u shpreh Vishaj.

Infektologët kosovarë kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë t’i marrë masat adekuate, në mënyrë që mos të lejohet përhapja e virusit.

Ish-ministri Zemaj: MSH-ja të merr masa parandaluese për rastet me COVID

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim sa i përketë mundësisë së rritjes së rasteve me coronavirus.

Ai tha për Front Online se  MSH-ja duhet të marr masat për parandalimin e rritjes së rasteve.

“MSH dhe IKSHPK duhet të jenë të kujdesshme që të thërrasin për masa kujdesi parandaluese, të cilat nuk lejojnë rritjet me rreziqe të caktuara. Kosova tashmë ka përvojë dhe profesionalizimin nga situatat e kaluara të ndërmarra masa që të mbrojnë pacientin dhe qytetarët. Nuk ka vend për shqetësim por duhet kujdes i shtuar”, thotë Zemaj.

Dreshaj: Rastet e reja janë nga një variant i ri i Coronavirusit

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj ka folur për Front Online lidhur me mundësinë e rritjes së rasteve me COVID në Kosovë.

Dreshaj thotë se rastet e reja janë nga varianti i ri të cilit ende nuk i janë bërë analizat se sa mund të ndikojë.

Tutje, ai tha se ende nuk dihet se vaksinat e marra anti-covid sa mund të jenë efikase për këtë variant.

Ai ka apeluar që qytetarët të respektojnë masat e parandalimit për infektim.

“Covid-in e kemi pas gjatë gjithë kohës në Kosovë. Kanë qenë raste në numër më të madh se sa rastet aktuale që i kemi, por ato nuk janë shoqëruar me ndërlikime e me të hospitalizuar. E kemi një variant të ri i cili është në fazën fillestare në analizimit lidhur me shkallën e graviditetit e ndërlikimeve. Informatën nuk e kemi se sa na mbrojnë vaksinat që i kemi marrë. Në raste të tilla duhet të respektohen masat e përgjithshme të parandalimit”, tha Dreshaj.

Infektologu Ramadani: Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me COVID

Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it.

Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës.

Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më të ulëta.

“Ardhja e madhe e mërgimtarëve ka qenë një faktorë që numri i rasteve të jetë i pranishëm në Kosovë se numri mund të jetë dhe më i lartë por s’kanë bërë kontrolle. COVID-i mund të befasoj e të shtoj raste në javët në vijim dhe duhet të ketë kujdes të madh. Duhet t’i kenë parasysh ato masat anti-Covid që kanë qenë më herët nëse vazhdohet vaksinimi situata tani do jetë në kontroll”, theksoi Ramadani.

IKSHPK njoftoi javën e kaluar se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Ndryshe, edhe në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me COVID në spitalin infektiv të Tiranës./FrontOnline/