RMV, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ skadon më 2 prill

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, nesër në mesnatë skadon afati për paraqitjen e  listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Fundjavën e kaluar LSDM dhe koalicioni për ardhmëri evropiane, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI dhe lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë mbajtën promovime të listave për […]

RMV, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ skadon më 2 prill
Zgjedhje RMV, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, nesër në mesnatë skadon afati për paraqitjen e  listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Fundjavën e kaluar LSDM dhe koalicioni për ardhmëri evropiane, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti evropian” i udhëhequr nga BDI dhe lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë mbajtën promovime të listave për deputetë, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.

“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë publikun se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.