RMV, derivatet e naftës do të kenë çmim të ri në mesnatë
Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës dhe do të ulet çmimi i dizelit, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër dhe do të arrijë në 87,50 den/litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër […]
![RMV, derivatet e naftës do të kenë çmim të ri në mesnatë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/DSCN1230.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![pompe benzine, derivate, nafte, dizel, cmim, KRRE](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/DSCN1230.jpg)
Nga mesnata do të rritet çmimi i benzinës dhe do të ulet çmimi i dizelit, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,00 den/litër dhe do të arrijë në 87,50 den/litër. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër dhe nga nesër do të shitet për 90,00 denarë/litër.
“Çmimet me pakicë të EURODIESEL (D-E C) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL1) ulen për 1,50 den/litër dhe kështu çmimet e tyre me pakicë arrijnë në 76,00 den/litër”, thuhet në njoftim.