RMV, me ribalancin më pak të holla për gjykatësit dhe prokurorët, edhe pse lufta me krimin u paralajmërua si prioritet

Pushteti gjyqësor dhe Prokuroria Publike janë pjesë e institucioneve buxhetet e të cilëve do të pësojnë me ribalancin e Buxhetit të shtetit të cilin e bën qeveria e re, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. Zvogëlimi është aq problematik saqë edhe për njërën por edhe palën tjetër ka buxhet minimal i caktuar ligjor, të cilin asnjë […]

RMV, me ribalancin më pak të holla për gjykatësit dhe prokurorët, edhe pse lufta me krimin u paralajmërua si prioritet
prokuroria

Pushteti gjyqësor dhe Prokuroria Publike janë pjesë e institucioneve buxhetet e të cilëve do të pësojnë me ribalancin e Buxhetit të shtetit të cilin e bën qeveria e re, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Zvogëlimi është aq problematik saqë edhe për njërën por edhe palën tjetër ka buxhet minimal i caktuar ligjor, të cilin asnjë qeveri nuk e respekton. Kjoi përfshin edhe qeverinë paraprake të kryesuar nga LSDM-ja, ndërsa dukshëm edhe aktualen, të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Prokuroria Publike me 8% më pak të holla

Siç mund të shihet nga propozim-ribalanci i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të duhet të gjindet me buxhet i cili është për rreth 8 përqind më i ulët nga ai të cilin e kanë marrë në fillim të vitit.

Ose, sipas buxhetit për vitin 2024 të cilin e miratoi pushteti i kaluar, Prokuroria Publike duhet të disponojë me 14,14 milionë euro. Sipas ribalancit, do të duhet ta përfundojnë vitin me 13,07 milionë euro.

Absurdi tek shkurtimi është më i madh nëse dihet Ligji për Prokurorinë Publike, ku është përcaktuar se Prokuroria Publike duhet të ketë buxhet në lartësi prej 0,4 përqind nga Buxheti i shtetit. Sipas buxhetit të cilin e miratoi pushteti i kaluar në fillim të vitit, Prokuroria Publike duhej të disponojë me rreth 22,35 milionë euro, ndërsa u janë aprovuar vetëm 14,15 milionë euro.

Nëse merret parasysh se me ribalancin Buxheti i shtetit është rritur, buxheti i Prokurorisë Publike gjithashtu do të duhet të rritet edhe atë në rreth 23,6 milionë euro, kuptohet në qoftë se Ministria e Financave e respekton ligjin. Në vend të kësaj, Prokuroria Publike merr edhe buxhet më të vogël nga ai në fillim të vitit për rreth një milion euro ose 13,07 milionë.

 Një milion euro më pak edhe për pushtetin Gjyqësor

Me më pak të holla do të duhet të gjindet edhe pushteti gjyqësor. Në fillim të vitit në dispozicion kanë pasur rreth 46 milionë euro. Tani, me ribalancin, do të duhet të gjejnë mënyrë që deri në dhjetor të kalojnë me 44,9 milionë euro.

Në shifra absolute, zvogëlimi është pak më i lartë se një milion euro. Në përqindje është rreth 2,5 përqind.

Por, gjithashtu edhe tek Prokuroria dhe pushteti gjyqësor ka buxhet të garantuar me ligj. Shuma duhet të jetë më së paku 0,8 përqind nga BPV-ja. Ose, buxheti i tyre duhet të jetë rreth 105 milionë euro. Madje, megjithatë, nuk është as gjysma e saj.

Prioritet i parë duhej të ishte lufta kundër korrupsionit

Edhe para zgjedhjeve dhe me vite më parë, partia e tanishme qeveritare VMRO-DPMNE akuzonte se shteti nuk bën mjaftueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeministri i tanishëm shpesh akuzonte se në vend nuk ka investime për shkak të pasigurisë juridike, gjegjësisht luftës së dobët kundër krimit.

Para zgjedhjeve, madje, lufta kundër krimit të korrupsionit u paralajmërua si prioritet numër një edhe atë nga ana e funksionarëve të ndryshëm.

Por, ribalanci tregon se edhe kësaj here, si edhe dhjetëra herë në të kaluarën, sapo duhet të shkurtohen të holla nga diku merret nga gjyqësia dhe Prokuroria, të cilët edhe ashtu nuk i marrin të hollat që duhet t’i marrin sipas ligjeve të votuara në Kuvend.