RMV, në Komisionin kuvendor u votua për ndryshimet ligjore në shëndetësi

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Komisionit për Shëndetësi dhe atij Juridiko-Ligjvënës u diskutua për amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në lexim të dytë, transmeton Portalb.mk. Anëtarët e komisionit pasi shqyrtuan katër amendamente, i nxjerrën në votim. Katër amendamentet e opozitës u refuzuan, ndërkohë […]

RMV, në Komisionin kuvendor u votua për ndryshimet ligjore në shëndetësi
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Komisionit për Shëndetësi dhe atij Juridiko-Ligjvënës u diskutua për amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, në lexim të dytë, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e komisionit pasi shqyrtuan katër amendamente, i nxjerrën në votim. Katër amendamentet e opozitës u refuzuan, ndërkohë u votuan dy amendamente.

Vlerësohet që ndryshimet ligjore të propozuara nga Qeveria në lidhje me drejtorët organizativë, do të ulet kosto dhe do të centralizohet përgjegjësia.

Kujtojmë se Fronti Evropian, më 16 korrik akuzoi se propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore është sjellë në Kuvendin e RMV-së vetëm në gjuhën maqedonase nga ana e Qeverisë, konkretisht ministrit për shëndetësi, Arben Taravari. Mirëpo këtë e demantoi deputetja e VLEN-it Sarand Imeri Stafai.

“Kjo shkelje, në vend që të kundërshtohej nga Kryetari i Kuvendit, u miratua me faktin që neve deputetëve shqiptarë na është dorëzua Ligji vetëm në gjuhën maqedone dhe është përkthyer pjesërisht në gjuhën shqipe. Reaguam ashpër ndaj kësaj shkelje të ligjit dhe në shenjë proteste kërkuam një orë pauzë nga kryetarja e komisionit për shëndetësi, e cila është nga rradhët e VMRO-së, e mbështetur nga VLEN-i dhe deputeti i Levicës, dhe nga komisioni ligjvënës, një e drejtë elementare që na u mohua”, thanë nga Fronti.

Ndërsa deputetja Stafai ka deklaruar se përpara se deputeti Ilir Hasani të dalë në pres konference, është mirë të kontrolloje faqen e Kuvendit.

”Deputeti Ilir Hasani para se te del ne pres konference për gjoja se propozim ligji për ndryshimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore është vetëm në gjuhen maqedonase, është mirë të kontrollojë faqen e Kuvendit njëherë e pastaj të reagojë! Poshtë e keni propozim ligjin ne gjuhen shqipe ku çdo qytetar mund të ketë qasje ne web faqen e Parlamentit. Mos u merrni me shpifje!”, shkroi Stafai.