RMV, te produktet e lëkurës, duhanit, tekstilit dhe ato farmaceutike u regjistrua rritje më e madhe e çmimeve

Në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, rritje më e theksuar e çmimeve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut është regjistruar te disa sektorë, ndërkohë të disa tjera ka pasur edhe ulje të çmimeve, transmeton Portalb.mk. “Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më […]

RMV, te produktet e lëkurës, duhanit, tekstilit dhe ato farmaceutike u regjistrua rritje më e madhe e çmimeve
Market, produkte, foto: Unsplash/Victoriano Izquierdo

Në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e vitit të kaluar, rritje më e theksuar e çmimeve të produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut është regjistruar te disa sektorë, ndërkohë të disa tjera ka pasur edhe ulje të çmimeve, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta për 0.7 % në nivel mujor dhe më të ulëta për 1.0 %, në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda vitit, te prodhimi i produkteve farmaceuteike është regjistruar rritje për 11.7 %, te prodhimi i lëkurës dhe produkteve të lëkurës rritje për 11.3 përqind, te duhani 10.8 %, tekstili 9.1 %, etj. Në këtë periudhë, ulje më e madhe është regjistruar te prodhimi i makinerive dhe pajisjeve tjera (17.6 %).

“Në muajin prill 2024, krahasuar me muajin mars 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin Miniera dhe gurorë për 4.9 %, në sektorin Industria përpunuese për 0.5 %, në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 1.6 %, derisa në sektorin Furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit mbeten të pa ndryshueshme”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.