Rrahet në burg Urim Hyseni, i dënuar për vrasjen e nënës së tij

Një përleshje ka ndodhur sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Njëri nga të burgosurit është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri tek përleshja. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Në Burgun e Sigurisë së Lartë […]

Rrahet në burg Urim Hyseni, i dënuar për vrasjen e nënës së tij
rrahet-ne-burg-urim-hyseni,-i-denuar-per-vrasjen-e-nenes-se-tij

rrahet-ne-burg-urim-hyseni,-i-denuar-per-vrasjen-e-nenes-se-tij

Një përleshje ka ndodhur sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Njëri nga të burgosurit është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri tek përleshja.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, deklaruan nga ShKK për Klankosova.tv.

Ndërkaq, Klankosova.tv mëson se viktima në këtë rast është Urim Hyseni.

Hyseni është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij.

Ngjarja tragjike ndodhi më 14 prill 2023, në Pejë.

Ai e kishe vrarë nënën e tij në mënyrë mizore duke ia prerë kokë.

Po ashtu i njëjti i kishte sulmuar me thikë edhe babain edhe hallën e tij.