Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari policor, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë më 14 gusht. Ky burrë është ndaluar më 12 gusht, nën akuzat për “huliganizëm”, ka thënë ky Komitet. “I pandehuri ka refuzuar të ofrojë informacione për identitetin e tij, dhe më pas [...]Read More...

Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari policor, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë më 14 gusht.

Ky burrë është ndaluar më 12 gusht, nën akuzat për “huliganizëm”, ka thënë ky Komitet.

“I pandehuri ka refuzuar të ofrojë informacione për identitetin e tij, dhe më pas ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari për zbatim të ligjit”, kanë thënë hetuesit.

Komiteti Hetues nuk e ka identifikuar burrin, mirëpo një kanal në Telegram që vëzhgon gjykatat në Moskë, e ka identifikuar atë si Joseph Tater, dhe ka thënë se ai është dënuar me 15 ditë burgim për huliganizëm.

Interfax e ka identifikuar burrin si Joseph Tager, 46-vjeçar, dhe ka thënë se ai është ndaluar për huliganizëm dhe sulm ndaj një zyrtari policor, dhe që ndaj tij mund të hapet një rast penal.