Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit, transmeton Radio Evropa e Lirë. “Dëbimet duhet të përshpejtohen, ‘me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen. Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin […]

Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm
Olaf Scholz, foto: Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë dëbimet e migrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Dëbimet duhet të përshpejtohen, ‘me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen.

Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik” të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit.

“Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë”, shtoi kancelari Scholz.

Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit.

I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës, raporton agjencia gjermane DPA.

Sulmuesi, raportohet se ishte parashikuar të dëbohej në Bullgari pas mbërritjes në Gjermani në vitin 2022, por policia nuk arriti ta lokalizonte atë.