“S’është e vërtetë që bëra shkelje” komenton minatori në njoftimin për largim nga puna

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se më 20 gusht të këtij viti Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta ndërpresë marrëdhënien e punës me minatorin A.P.. Sipas njoftimit të “Trepçës”, të bërë dy ditë më parë, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se minatori A.P., ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës. “Komisioni Disiplinor ka sjellur […]

“S’është e vërtetë që bëra shkelje” komenton minatori në njoftimin për largim nga puna
“s’eshte-e-vertete-qe-bera-shkelje”-komenton-minatori-ne-njoftimin-per-largim-nga-puna

“s’eshte-e-vertete-qe-bera-shkelje”-komenton-minatori-ne-njoftimin-per-largim-nga-puna

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se më 20 gusht të këtij viti Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që ta ndërpresë marrëdhënien e punës me minatorin A.P..

Sipas njoftimit të “Trepçës”, të bërë dy ditë më parë, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se minatori A.P., ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4571 të dt. 20.8.2024, dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.P”, u tha në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Por, në njoftimin e bërë nga ndërmarrja “Trepça” në llogarinë zyrtare në Facebook, ka komentuar vetë minatori Arben Peci, i cili tha se nuk është e vërtetë se ka bërë shkelje “por se kam gjetur më mirë”.

“Nuk është e vërtetë që kam bërë ndonjë shkelje, veç kam gjet më mirë edhe nuk kam ardh me punu në Trepçë, mos rreni ke bë shkelje se ata që bëjnë shkelje ligjore jeni ju bashkë me stafin menaxhues”, thuhet në komentin që Peci ia bëri “Trepçës”.

Tutje, në një koment tjetër të bërë nga Peci tha se për mos shkuarjen në punë i ka lajmëruar të gjithë eprorët, teksa u ankua për shkak të pagës.

Ndërmarrja “Trepça” gjatë ditëve të fundit ka paralajmëruar se disa minatorë janë larguar nga puna për shkak se sipas tyre, të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.

E për këtë, gjatë ditës ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve, ku thanë se “menaxhmenti thjesht e kanë zyrtarizuar dorëheqjen e atyre, të cilët janë larguar me dëshirën e tyre nga ndërmarrja, qoftë duke emigruar apo punësimit të tyre diku tjetër”.