Shala: Të miratohet Projekt-rezoluta për Autoritetin e Konkurencës

Komisioni për Mbiqkyrjen e Financave Publike ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj Projekt-rezolutën për Autoritetin e konkurrencës, sipas disa rekomandimeve, shkruan Front Online. Ferat Shala nga PDK, në emër të Komisioni për Ekonomi tha se Autoriteti i konkurrencës “Me datë 26 mars Komisioni miratoj Projekt-rezolutën dhe paraqet për miratim të Kuvendit në seancë Plenare sipas […]

Shala: Të miratohet Projekt-rezoluta për Autoritetin e Konkurencës
shala:-te-miratohet-projekt-rezoluta-per-autoritetin-e-konkurences

shala:-te-miratohet-projekt-rezoluta-per-autoritetin-e-konkurences

Komisioni për Mbiqkyrjen e Financave Publike ka kërkuar nga Kuvendi të miratoj Projekt-rezolutën për Autoritetin e konkurrencës, sipas disa rekomandimeve, shkruan Front Online.

Ferat Shala nga PDK, në emër të Komisioni për Ekonomi tha se Autoriteti i konkurrencës

“Me datë 26 mars Komisioni miratoj Projekt-rezolutën dhe paraqet për miratim të Kuvendit në seancë Plenare sipas këtyre rekomandimeve: Autoriteti i konkurrencës të shtoj efikasitetin e trajtimit të rasteve në mënyrë që të mos ketë vonesa në marrjen e vendimeve përfundimtare, sepse nëse ka vonesa mund të humb efektin për përmbajtjen e konkurrencës”, tha Shala në Kuvend.

Poashtu, Shala tha se rekomandohet poshtu që Autoriteti i Konkurrencës të angazhohet në prioritizimin e tregjeve.

“Autoriteti i Konkurrencës të angazhohet në prioritizimin e tregjeve me rrisk për mundësinë e abuzimit të ndërmarrjeve me tregun dhe të vazhdoj monitorimin përkohësisht të hetojë tregjet deri në nxjerrjen e rezultateve të qarta përfundimtare.
Të inkurajohet dhe të nënshkruaj memorandume mirëkuptimi me institucionet e shtetit në funksion të avancimit të veprimeve dhe përmirësimin, dhe të përcjellë punën e këtyre memorandumeve”, tha Shala.