SHBA: Nuk i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar sot Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Teherani po planifikon t’i përgjigjet një sulmi të dyshuar izraelit nga i cili u vranë shtatë ushtarakë iranianë më 1 prill. Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha […]
![SHBA: Nuk i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/637706-shba-nuk-i-kerkuam-por-e-paralajmeruam-iranin-te-mos-i-sulmoje-trupat-tona-ne-rajon.jpg)
![shba:-nuk-i-kerkuam,-por-e-paralajmeruam-iranin-te-mos-i-sulmoje-trupat-tona-ne-rajon](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/637706-shba-nuk-i-kerkuam-por-e-paralajmeruam-iranin-te-mos-i-sulmoje-trupat-tona-ne-rajon.jpg)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar sot Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Teherani po planifikon t’i përgjigjet një sulmi të dyshuar izraelit nga i cili u vranë shtatë ushtarakë iranianë më 1 prill.
Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha më 5 prill se Irani i kishte thënë Uashingtonit në një mesazh me shkrim “të qëndrojë larg” Izraelit, ose ndryshe rrezikon të “lëndohet”.
“Në përgjigjen e saj, SHBA-ja i kërkoi Iranit të mos i sulmojë objektet amerikane”, shkroi Jamshidi në rrjetin social X
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth komenteve të Jamshidit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) i hodhi poshtë pretendimet e tij.
“Ne nuk i ‘kërkuam’. Ne iu përgjigjem duke e paralajmëruar Iranin të mos e përdorë këtë si pretekst për t’i sulmuar objektet dhe personelin amerikan”, tha zëdhënësi i DASH-it.