SHBA sekuestron avionin presidencial të Venezuelës në Republikën Domenikane

SHBA ka sekuestruar avionin presidencial të Venezuelës nga Republika Domenikane, raportoi CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Aeroplani u dërgua sot në Florida, thanë burimet. Sipas zyrtarëve, blerja e avionit ka shkelur sanksionet e SHBA. Avioni, ekuivalenti venezuelian i US Air Force One, ishte përdorur për vizita shtetërore nga presidenti Nicolas Maduro në botë. Zyrtarët [...]Read More...

SHBA sekuestron avionin presidencial të Venezuelës në Republikën Domenikane

SHBA ka sekuestruar avionin presidencial të Venezuelës nga Republika Domenikane, raportoi CNN, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Aeroplani u dërgua sot në Florida, thanë burimet.

Sipas zyrtarëve, blerja e avionit ka shkelur sanksionet e SHBA. Avioni, ekuivalenti venezuelian i US Air Force One, ishte përdorur për vizita shtetërore nga presidenti Nicolas Maduro në botë.

Zyrtarët amerikanë thanë se konfiskimi u krye duke bashkëpunuar ngushtë me Republikën Domenikane. Qeveria e Venezuelës nuk ka reaguar ende për këtë çështje./abcnews.al