Shefi i OKB-së mirëpret marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina që kërkon unitetin palestinez

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mirëpritur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina që kërkon pajtimin midis Hamasit dhe fraksioneve të tjera palestineze. “Unë mendoj se të gjithë hapat drejt unitetit janë për t’u mirëpritur dhe inkurajuar,” tha zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, duke shtuar se Guterres “mirëpret shumë nënshkrimin e Deklaratës së [...]Read More...

Shefi i OKB-së mirëpret marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kina që kërkon unitetin palestinez

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mirëpritur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina që kërkon pajtimin midis Hamasit dhe fraksioneve të tjera palestineze.

“Unë mendoj se të gjithë hapat drejt unitetit janë për t’u mirëpritur dhe inkurajuar,” tha zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, duke shtuar se Guterres “mirëpret shumë nënshkrimin e Deklaratës së Pekinit nga fraksionet palestineze”.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Disa pengje u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntorin e vitit të kaluar. Aktualisht, besohet se janë edhe 120 pengje, një e treta e të cilëve Izraeli beson se nuk janë gjallë.

Teksa lufta po vazhdon, në Gazë autoritetet shëndetësore kanë thënë se më shumë se 39.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës izraelite.