Shërbimi Korrektues njofton për parandalim të kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës. “Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim. Sipas SHKK-së, substanca e […]

Shërbimi Korrektues njofton për parandalim të kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan
sherbimi-korrektues-njofton-per-parandalim-te-kontrabandes-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-gjilan

sherbimi-korrektues-njofton-per-parandalim-te-kontrabandes-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-gjilan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit është parandaluar futja e kontrabandës.

“Sot rreth orës 12:00, në Qendrën e Paraburgimit të Gjilanit, gjatë kontrollit të pranimit të një të burgosuri, në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, substanca e dyshuar narkotike është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar policia.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve”, përfundon njoftimi.