Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T

Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi për qarkullimin e automjeteve të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton. Në njoftimin e lëshuar thuhet se shfuqizimi i vendimit vjen pas parashikimeve të motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. “Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga […]

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T
shfuqizohet-vendimi-per-qarkullimin-e-mjeteve-per-transportin-e-mallrave-me-peshe-me-te-madhe-se-7.5t

shfuqizohet-vendimi-per-qarkullimin-e-mjeteve-per-transportin-e-mallrave-me-peshe-me-te-madhe-se-7.5t

Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi për qarkullimin e automjeteve të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shfuqizimi i vendimit vjen pas parashikimeve të motit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”.

“Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, thuhet në njoftim.