SHKSHMK jep detaje për operacionin e djeshëm në Brezovicë: Shtetasi i huaj kishte mbetur i bllokuar në greminë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit kishte pranuar një thirrje emergjente nga një shtetas i huaj. Gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës, shtetasi i huaj shkaku i errësirës kishte humbur orientimin. Siç bëjnë […]

SHKSHMK jep detaje për operacionin e djeshëm në Brezovicë: Shtetasi i huaj kishte mbetur i bllokuar në greminë
shkshmk-jep-detaje-per-operacionin-e-djeshem-ne-brezovice:-shtetasi-i-huaj-kishte-mbetur-i-bllokuar-ne-gremine

shkshmk-jep-detaje-per-operacionin-e-djeshem-ne-brezovice:-shtetasi-i-huaj-kishte-mbetur-i-bllokuar-ne-gremine

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes së 8 qershorit kishte pranuar një thirrje emergjente nga një shtetas i huaj.

Gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës, shtetasi i huaj shkaku i errësirës kishte humbur orientimin.

Siç bëjnë të ditur nga ShKShMK, ekipi kishte bërë lokalizimin e personit që kishte mbetur i bllokuar në greminë ndër majën e Livadheve.

Njoftohet poashtu se gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile.

Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës.