Shkup: Ekspozitë me fotografi “Ukraina: Një krim lufte” më 12 qershor

Më 12 qershor në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të mbahet një ekspozitë fotografike nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Ballkanin Perëndimor, me titull “Ukraina: Krimi i Luftës”. Në këtë ekspozitë do të paraqiten 93 fotografi nga fotoreporterë nga gjithë bota, e cila është frymëzuar nga libri me po të njëjtin titull, […]

Shkup: Ekspozitë me fotografi “Ukraina: Një krim lufte” më 12 qershor
Foto, Dimitro Kozatski.

Më 12 qershor në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të mbahet një ekspozitë fotografike nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur në Ballkanin Perëndimor, me titull “Ukraina: Krimi i Luftës”. Në këtë ekspozitë do të paraqiten 93 fotografi nga fotoreporterë nga gjithë bota, e cila është frymëzuar nga libri me po të njëjtin titull, dhe përmban 360 fotografi që hedhin dritë mbi pushtimin rus në Ukrainë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor organizojnë një ekspozitë fotografike “Ukraina: Krimi i Luftës” në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ekspozita do të mbahet më 12 qershor në orën 19:00 në Stacionin e Vogël – Galeria Kombëtare.

“Ekspozita do të paraqesë punën e 93 fotoreporterëve nga e gjithë bota, duke ofruar prova prekëse të luftës së vazhdueshme. Ekspozita rrjedh nga një libër me të njëjtin emër botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin më shumë se 360 ​​fotografi dhe dëshmi, të cilat hedhin dritë mbi pushtimin rus. “Këta fotoreporterë të guximshëm rrezikojnë jetën e tyre për të kapur të vërtetat e tmerrshme të luftës, duke ofruar një pasqyrë të rrallë të kostos njerëzore të konfliktit,” thanë organizatorët e ekspozitës në një deklaratë.