Shkup, është shembur një pjesë e murit mbajtës mbi Klinikën e fëmijëve, në pyetje janë disa orë për tu shembur i tëri
Sot në mëngjes është shembur një pjesë e murit mbajtës prapa Klinikës për Fëmijë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, në rrezik janë jetët dhe pronat e njerëzve, tha sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, transmeton Portalb.mk. Angelov thotë se para një viti e gjysmë QMK ka marrë njoftime […]
![Shkup, është shembur një pjesë e murit mbajtës mbi Klinikën e fëmijëve, në pyetje janë disa orë për tu shembur i tëri](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/srusen-potporen-zid-zad-detska-klinika-2024.jpg?fit=1024%2C577&quality=89&ssl=1)
![Është shembur një pjesë e murit mbajtës mbi Klinikën e fëmijëve, në pyetje janë disa orë për tu shembur i tëri. Foto: QMK](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/srusen-potporen-zid-zad-detska-klinika-2024.jpg)
Sot në mëngjes është shembur një pjesë e murit mbajtës prapa Klinikës për Fëmijë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, në rrezik janë jetët dhe pronat e njerëzve, tha sot drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov, transmeton Portalb.mk.
Angelov thotë se para një viti e gjysmë QMK ka marrë njoftime nga disa qytetarë se muri mbajtës në rrugën Belgradska, i cili kalon pranë qendrës klinike “Nënë Tereza”, mbi Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, është në gjendje të keqe, është i pjerrët dhe ekziston rreziku i rënies.
QMK menjëherë ka njoftuar të gjitha institucionet kompetente si Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit, si dhe Komunën Qendër, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
“Fatkeqësisht, një vit e gjysmë më vonë, asgjë nuk është bërë. Gjendja e murit është përkeqësuar edhe më shumë dhe sot herët në mëngjes në 112 kemi marrë njoftim se një pjesë e këtij muri është shembur, por bëhet fjalë vetëm për një ditë, e ndoshta një orë, kur pjesa tjetër e murit të shembet, nën të cilat, parkohen dhe kalojnë automjete, po ashtu edhe njerëzit. Prandaj apelojmë Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit dhe Komunën Qendër që urgjentisht të merren me tejkalimin e këtij rreziku”, thotë Angelov.
Sipas tij, rreziku është kompleks sepse rruga kufizon Qendrën Klinike me shtëpitë menjëherë sipër saj.
“Nën rrugë ka një sistem boshtesh dhe kanalesh nëntokësore, pronësinë e të cilëve nuk mund ta përcaktojmë. Ata janë në gjendje shumë të keqe. Ata nuk mbledhin ujin nëntokësor që vjen nga shpatet e Vodno-s dhe shpërthen në vetë murin, duke prishur më tej stabilitetin e murit, si dhe të rrugës. Këtu automjetet lëvizin në të dy drejtimet, por është e ngushtë dhe mezi divergjojnë. Në skenarin më të keq do të shembet edhe muri, por edhe rruga”, tha Angelov, duke përsëritur se nevojitet një koordinim urgjent i institucioneve kompetente.