Sindikalistët i reagojnë Kurtit: “Trepça” ka mungesë të minatorëve

Pas tre muajve pa paga, minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” u janë ndarë nga Qeveria katër milionë euro. Pas njoftimi nga kryeministri Albin Kurti se u është ndarë kjo shumë ndërmarrjes “Trepça”, ai ka deklaruar se në atë ndërmarrje ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka. “Për ndërmarrjen publike […]

Sindikalistët i reagojnë Kurtit: “Trepça” ka mungesë të minatorëve
sindikalistet-i-reagojne-kurtit:-“trepca”-ka-mungese-te-minatoreve

sindikalistet-i-reagojne-kurtit:-“trepca”-ka-mungese-te-minatoreve

Pas tre muajve pa paga, minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” u janë ndarë nga Qeveria katër milionë euro. Pas njoftimi nga kryeministri Albin Kurti se u është ndarë kjo shumë ndërmarrjes “Trepça”, ai ka deklaruar se në atë ndërmarrje ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka.

“Për ndërmarrjen publike Trepça do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje të Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtor mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga toka”, u shpreh Kurti.

Kësaj deklarate të Kurtit, i është kundërpërgjigjur kryetari i Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Ai thotë për Front Online se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas Jonuzit, Trepça aktualisht ka mungesë të numrit të minatorëve.

“Nuk është e vërtetë, sepse kemi mungesë të numrit të minatorëve brenda për brenda minierës. Është e domosdoshme që të punësohen minatorët të rinj se kemi nevojë dhe të bëhen investime në ndërmarrje”, ka deklaruar Jonuzi.

Jonuzi thotë se Qeveria dhe menaxhmenti e bordi i “Trepçës” kanë kontradikta mes vete.

Pasi, sipas tij, para disa muajve është hapur konkurs për punësimin e disa minatorëve.

“Lidhja kryeministri me menaxhmentin po del se diçka nuk po shkon mes tyre, sepse para disa muajve është hapur një konkurs për punësimin e 50 minatorëve të rinj. Veprimet dhe fjalët janë kontradiktore në mes tyre”, u shpreh Jonuzi për Front Online.

Kreu i Minatorëve thotë se edhe kur ka qenë Trepça me mbi 1 mijë e 500 punëtorë është bërë puna e njëjtë.

Ai ka vlerësuar kontributin e punëtorëve të kësaj ndërmarrje.

“Më vjen keq t’i replikojë kryeministrit të Kosovës, por e thonë vetë raportet xeherore. Se kur kemi qenë edhe mbi 1 mijë e 500 punëtorë kemi qenë me numër të njëjtë të sasisë të ekstraktuar të xehes tash jemi nën 1 mijë e 200 punëtorë dhe tash sigurisht raportet në muajt në vijim do të dalin edhe më mirë. Minatorët janë duke dhënë kontribut maksimal”, përfundoi Jonuzi.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Me rreth 20.000 punëtorë, ai është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit./Front Online